Tirana dhe Pogradeci “fluturojnë” në Kupën e Shqipërisë, vajzat bardheblu dhe liqenore pa mëshirë për rivalet

Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra ka zhvilluar dje dy ndeshje të vlefshme për javën e dytë të fazës së grupeve. Tirana, mbajtësja në fuqi e këtij trofeu, ka shënuar suksesin e dytë radhazi, duke komanduar Grupin B me pikë të plota. Vajzat bardheblu mposhtën Dinamon me rezultatin e pastër 0-3 në takimin e zhvilluar në sallën “Feti Borova”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Adrian Gorenca e mbylli sfidën për vetëm 77 minuta, ndaj një Dinamoje që duket se ende vuan mungesën e brazilianes Nayara Ferreira, e pezulluar. Pas një seti të parë të luftuar, të mbyllur 22-25 për Tiranën, dy të tjerët nuk patën shumë histori. Kampionet në fuqi imponuan ritmin e tyre, duke fituar 11-25 dhe 16-25, për të siguruar një fitore të rëndësishme që i afron edhe më shumë drejt kualifikimit si vend i parë.

Ndeshja tjetër e Grupit B do të zhvillohet sot në orën 16:00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, aty ku Teuta pret Vllazninë. Të dyja skuadrat e kanë nisur me humbje këtë kompeticion dhe do të kërkojnë fitoren e parë për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.


Pogradeci shkëlqen në derbin e juglindjes

Në Grupin A, Pogradeci konfirmoi edhe një herë formën e shkëlqyer, duke triumfuar bindshëm ndaj Skënderbeut me rezultatin 3-0, në përballjen e zhvilluar në sallën “Arefi Berberi”.

Vajzat liqenore e hipotekuan fitoren në vetëm 87 minuta, duke forcuar pozitat në vendin e parë me pikë të plota dhe pa lëshuar asnjë set. Skuadra e trajnerit Besnik Lisha fitoi setin e parë 25-19, ndërsa dy të tjerët me rezultatin identik 25-17, duke e mbyllur ndeshjen mes festës dhe mbështetjes së publikut pogradecar.

Pas një faze të parë perfekte në kampionat, ku e mbyllën si kryesuese të pamposhtura, vajzat e Pogradecit po shkëlqejnë edhe në Kupë, duke u konfirmuar si pretendente serioze për trofeun.


Ndeshja tjetër e Grupit A do të luhet sot në orën 16:00 në sallën e Farkës, aty ku Korabi do të përballet me Partizanin. Të kuqet konsiderohen favorite të padiskutueshme në një duel mes dy skuadrave që ende nuk kanë marrë pikë në këtë edicion të Kupës së Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Analiza e Politico/ 5 skenarët se si Donald Trump mund të shkatërrojë NATO-n

Donald Trump këtë javë intensifikoi në mënyrë dramatike kërcënimet...

Lehtësi për detyrimet vendore në Elbasan, Bashkia njofton qytetarët dhe bizneset për përfitimet nga ligji i ri

Drejtoria e Taksave, Tarifave Vendore dhe Tregjeve pranë Bashkisë...

Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur dhe 95 të plagosur

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar një video...

Gjyqi në themel për Erion Veliajn, nis seanca në GJKKO. Mbërrin mbrojtja e kryebashkiakut

Sot në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca ndaj...