Anglia publikon listën e lojtarëve për duelet me Shqipërinë dhe Serbinë, Tuchel rikthen yllin e Realit dhe grumbullon një emër të ri

 

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë ndeshjen e fundit, duke ftuar për herë të parë Alex Scott dhe rikthyer në skuadër Jude Bellingham.

Anglia e ka siguruar tashmë kualifikimin për Botërorin e ardhshëm që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, pas një ecurie perfekte me gjashtë fitore në po aq ndeshje. Kjo i ka dhënë Tuchel-it mundësinë të eksperimentojë me përbërjen.

22-vjeçari Alex Scott, mesfushor i Bournemouth-it, po kalon një sezon të shkëlqyer në Premier League, ku ka qenë titullar pothuajse në çdo ndeshje dhe ka shënuar golin e parë në fitoren ndaj Brighton-it. Scott ka qenë pjesë e kombëtares angleze U21 që fitoi Kampionatin Evropian këtë verë dhe ka përfaqësuar vendin e tij edhe në nivelet U20, U19 dhe

Ndërkohë, Jude Bellingham është rikthyer në kombëtare pas operacionit në shpatull që e mbajti jashtë fushave gjatë verës. Mesfushori i Real Madrid ka gjetur formën më të mirë, duke shënuar në dy ndeshjet e fundit të La Ligës, përfshirë golin vendimtar në “El Clasico”.

Rikthimi i Bellingham dhe debutimi i Scott kanë sjellë ndryshime në listë, me Jack Grealish, Myles Lewis-Skelly, Ollie Watkins dhe James Trafford që nuk janë përfshirë këtë herë. Në skuadër janë rikthyer gjithashtu Phil Foden, Adam Wharton dhe Nick Pope.

Megjithatë formën e shkëlqyer të tij, Danny Welbeck nuk është përfshirë në listë, edhe pse ka shënuar 6 gola në 10 ndeshje me Brighton këtë sezon. Kështu, Harry Kane mbetet e vetmja alternativë natyrale si numër 9 në skuadër.

Këto ndeshje do të jenë edhe grumbullimi i fundit i Anglisë para fazës përgatitore të Botërorit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani gati për sfidën e madhe në “Air Albania” ,verdheblutë përballë Dinamo City

Të shtunën në mbrëmje, “Air Albania” do të jetë...

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

  E kam njohur Erion Braçen kur ishte shumë i...