Rusia prezanton ‘Poseidon’: Super-torpeda bërthamore që shqetëson Perëndimin

Sipas një raportimi të “Daily Mail”, Rusia ka prezantuar një armë të re bërthamore, e cila po përshkruhet nga ekspertët ndërkombëtarë si një nga më të frikshmet e zhvilluara ndonjëherë nga Moska. Arma, e quajtur “Poseidon”, është një super-torpedë me energji dhe ngarkesë bërthamore, me aftësi teorike për të zhytur brigjet amerikane nën ujëra të kontaminuara radioaktive.

Burimet perëndimore thonë se “Poseidon” është projektuar të operojë në thellësi shumë të mëdha, duke shmangur kështu radarët dhe mbrojtjen detare. Goditja e saj në det të hapur ose pranë bregut mund të shkaktojë cuname gjigante, të afta të shpërbëjnë infrastrukturën dhe të kthejnë zonat e prekura në territore të pabanueshme për një kohë të gjatë.

Raporti thekson se një shpërthim pranë brigjeve të SHBA-ve do të mund të kishte pasoja katastrofike, deri në zhytjen e qyteteve si Manhattani nën ujëra të helmuara me rrezatim.

Publikimi i këtyre detajeve ka ngritur shqetësim në Uashington, i cili është detyruar të rivlerësojë balancën strategjike dhe mbrojtjen bërthamore. Nga ana tjetër, Moska e përshkruan “Poseidon”-in si një armë parandalimi që synon të ruajë ekuilibrin ushtarak, ndërsa vendet perëndimore e konsiderojnë atë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë globale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Regjistrimi fillestar, drejt përfundimit procesi në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës...

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

KROACI,16 maj 2026/Albania Express News/Një Airbus A220-300 i “Croatia...

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,16 maj 2026/Albania Express News/Alisi ka dhuruar një performancë...

Zgjedhjet për kreun e PD/ Berisha ka 1 javë në dispozicion për fushatë, votat numërohen në qendrat e votimit. Zbardhet udhëzimi

TIRANË,16 maj 2026/Albania Express News/Edhe pse Partia Demokratike zhvillon...