ITALI – Pesë alpinistë gjermanë vdesin në një ortek

Pesë alpinistë gjermanë, përfshirë një vajzë 17-vjeçare, vdiqën në një ortek që ra dje pranë majës së Cima Vertana në Trentino-Alto Adige (Italia veriore), njoftuan shërbimet italiane të shpëtimit malor.

Orteku, i cili ndodhi në fillim të pasdites, goditi dy grupe alpinistësh gjermanë që po ngjiteshin në masivin Ortles në Italinë veriore, jo shumë larg kufirit zviceran.

“Grupi i parë, i përbërë nga tre persona, u varros plotësisht nën dëborë dhe të tre alpinistët humbën jetën’’, deklaruan shërbimet italiane të shpëtimit malor.

Në grupin e dytë prej katër alpinistësh, dy alpinistë që kishin arritur të arrinin në një vend të sigurt mbijetuan.

‘’Të dielën në mëngjes, u gjetën trupat e dy personave të fundit të zhdukur, një babai dhe vajza e tij 17-vjeçare’’, shtoi shërbimi italian i shpëtimit malor, kërkimi i të cilit ishte penguar nga kushtet e përkeqësuara të motit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...