Trashëgimia e dhimbjes: Dëmtimi që dikur mundonte Mesin, tani sfidon Lamine Jamal

Ylli i Barcelonës dhe përfaqësueses së Spanjës, Lamine Jamal, është diagnostikuar me një dëmtim kronik në ijë, një gjendje që, sipas ekspertëve, mund ta shoqërojë gjatë gjithë karrierës.

Që nga debutimi i tij me ekipin e parë të Barcelonës në gusht 2023, në moshën vetëm 15-vjeçare, Jamal është shndërruar në një nga talentet më të ndritur të futbollit botëror. Në vitin 2024, ai ishte protagonist absolut, duke ndihmuar Spanjën të fitojë Euro 2024 dhe Barcelonën të realizojë një tripletë vendase.

Sukseset e tij të jashtëzakonshme e çuan të renditej i dyti në Topin e Artë 2025, pas Ousmane Dembélé të PSG-së, ndërsa u bë lojtari i parë në histori që fitoi dy herë radhazi Trofeun Kopa për më të mirin e të rinjve.

Por pas lavdisë, fshihet një realitet i hidhur: dëmtimi i tij kronik në ijë, i njohur si pubalgji, mund ta ndjekë gjatë gjithë karrierës.


“Një dhimbje që nuk zhduket”: Lamine Jamal vuan nga pubalgjia

Gjatë “El Clasicos” së fundit, shumë vëzhgues vunë re se Jamal luante me dhimbje, shpesh duke u grimosur nga sikleti. Në disa raste këtë sezon, 18-vjeçari ka humbur ndeshje si me Barcelonën, ashtu edhe me Spanjën, për shkak të këtij problemi.

Edhe pse klubi katalanas nuk ka bërë një komunikatë zyrtare mjekësore, mediat spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për pubalgji, një gjendje që shkakton dhimbje të vazhdueshme në zonën pubike dhe është e vështirë për t’u trajtuar.

Sipas fizioterapistit Lluis Puig, “pubalgjia nuk është një dëmtim muskulor, por një ndryshim në zonën ku bashkohen disa muskuj. Nuk është diçka që zhduket për një muaj. Duhet të jetosh me të, duke bërë punë parandaluese e kompensuese që lojtari të mund të luajë në nivel të lartë.”

Puig shton se dëmtimi mund të ketë ardhur si pasojë e rritjes së shpejtë të trupit dhe ndryshimeve biomekanike në qëndrimin e Jamal.


Ekspertët paralajmërojnë: Dëmtim që ul 50% të kapaciteteve në fushë

Traumatologu sportiv Dr. Ripoll, në një intervistë për “El Larguero”, theksoi vështirësinë e trajtimit të pubalgjisë.
“Është një dëmtim që ul ndjeshëm aftësinë e lojtarit për të lëvizur dhe gjuajtur, ndoshta me 50%. Është një dhimbje që të lejon të luash, por nuk të lejon të jesh në nivelin tënd më të mirë,” tha ai.

Në fakt, edhe Lionel Messi është përballur me të njëjtin problem në fillimet e tij te Barcelona, duke u trajtuar dy herë për pubalgji mes viteve 2000 dhe 2008.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME