Juventus emëron ish trajnerin e Italisë dhe Napolit si trajnerin e ri të skuadrës

Juventusi ka emëruar ish-trajnerin e Italisë dhe Napolit, Luciano Spalletti, si trajnerin e ri të skuadrës me një kontratë tetëmujore.

Spalletti, 66 vjeç, i shkarkuar nga detyra e trajnerit të kombëtares italiane në qershor, zëvendëson kroatin Igor Tudor, i cili u shkarkua nga Juventusi më herët këtë javë pas vetëm shtatë muajsh në krye të ekipit.

“Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit, duke nënshkruar një marrëveshje me klubin deri më 30 qershor 2026” thuhet në faqen zyrtare të klubit. “Jemi të lumtur që mirëpresim në familjen bardhezi një trajner me kaq shumë përvojë dhe ekspertizë. Mirë se erdhe në Juventus dhe suksese, trajner!”

Spalletti udhëhoqi Napolin drejt titullit kampion në Serie A në vitin 2023 dhe më parë ka drejtuar edhe Romën, Interin dhe Zenitin e Shën Pjetërburgut**.

Tudor mori drejtimin e Juventusit në mars si zëvendës i Thiago Mottas, por u larguapas një serie prej tetë ndeshjesh pa fitore në të gjitha kompeticionet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...