Qeveria e re në paqartësi: Presidentja fton liderët politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur për të premten një takim me kryetarët e partive politike, në kohën kur vendi ende mbetet pa qeveri të re, gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se takimi do të zhvillohet nesër në orën 12:00. Ky takim pritet të shërbejë si konsultim për hapat e mëtejshëm, pasi i mandatuari i parë për formimin e qeverisë, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje – fituesja e zgjedhjeve – nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në Kuvend të dielën.

Në bazë të Kushtetutës, Presidentja Osmani duhet të caktojë një mandatar të dytë brenda 10 ditëve nga dështimi i mandatit të parë. Por, situata politike mbetet e komplikuar. Pasi partitë kryesore vazhdojnë të kenë qëndrime të largëta dhe mungon vullneti për arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës, nuk është e sigurt nëse do të ketë një kandidat tjetër për kryeministër.

Takimi i së premtes mund të jetë vendimtar për të përcaktuar nëse vendi do të ecë drejt formimit të qeverisë, apo në një skenar tjetër politik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME