Formacioni më i mirë i javës: Elbasani me prezencë të fortë, Moreiro triumfon me Flamurtarin

Pas përfundimit të çdo raundi në Kategorinë Superiore, është bërë traditë që trajnerët e ekipeve kombëtare dhe të moshave të përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës. Për këtë raund, skema e preferuar ishte 3-4-3-2-1, ndërsa portieri më i mirë u zgjedh Mario Dajsinani i skuadrës kampione, Egnatia.

Në mbrojtje u përzgjedhën Herald Marku (Flamurtari), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Bruno Lulaj (AF Elbasani). Mesfusha më e mirë përbëhet nga Lorenc Trashi (Flamurtari), Higor Vidal (Teuta), Fernando Medeiros (Egnatia) dhe Mohamed Sanogo (Bylis).

Për repartin e sulmit u zgjedhën Alessandro Albanese (Egnatia) dhe Dejvi Bregu (Dinamo City), të cilët mbështetën sulmuesin kryesor Blaise Tsague (AF Elbasani).

Ndërsa trajneri më i mirë i javës u shpall Francesco Moreiro i Flamurtarit, pas fitores së parë sezonale të skuadrës së tij ndaj Vllaznisë, kryesuese e renditjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Bazuar në informacionet...

Aksident tragjik në Golem, përplaset motomjeti me bordurën, humbin jetën dy persona

GOLEM, 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një aksident i...