Braçe kërkon auditim të kontratave koncesionare në burimet natyrore dhe shëndetësi

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka kërkuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) të ushtrojë auditime të hollësishme në kompanitë që shfrytëzojnë burimet natyrore të vendit.

Gjatë raportimit të kreut të KLSH-së, Arben Shehu në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Punësimit dhe Financave, deputeti Braçe theksoi se është i nevojshëm një fokus i thelluar në kontratat koncesionare, si në ato të sektorit të burimeve natyrore, ashtu edhe në shëndetësi.

“Rasti i Bankers Petroleum duhet të studiohet me kujdes. Në 25 vite ka deklaruar humbje dhe nuk ka paguar kurrë tatimfitim. Bankers është debitore për energjinë në shumën 16 milionë euro. Auditimi bëhet emergjent kur jemi në fund të kontratës dhe qeveria ndodhet para faktit për të vendosur nëse do të vazhdojë apo jo kontratën. Duhet një auditim i thelluar që nga viti 2005, kur u lidh kontrata, deri sot. Nëse dogana ka evidentuar shkelje fiskale 120 milionë euro, pse nuk është nxjerrë vendimi përkatës?”, tha Braçe.

Ai nënvizoi se situata e ngjashme është është edhe në kompanitë e mineraleve, të cilat prej vitesh nuk deklarojnë fitim.

Në sektorin e shëndetësisë, Braçe kërkoi hetim mbi tri kontratat koncesionare, përfshirë ato të kontrollit bazë, sterilizimit dhe hemodializës.

Sipas tij, këto kontrata po i afrohen përfundimit dhe është e domosdoshme një auditim 10-vjeçar që nga data e lidhjes së kontratës, me fokus të posaçëm për të kuptuar nëse sistemet që parashikonin kontratat janë ngritur si detyrim kontraktor dhe në shërbim të qytetarëve.

“Auditimet nuk duhet të jenë vetëm për kontroll, por edhe për të ndihmuar vendimmarrësit në vendimmarrjen për zgjatjen e kontratave, kostot dhe efikasitetin e tyre, duke marrë parasysh avancimin e shkencës dhe teknologjisë”, theksoi Braçe.

Braçe po ashtu foli për korruptim të skemës së rimbursimit të ilaçeve.

“Duhet gjetur një zgjidhje që rekomandimet tuaja të mos përsëriten vit pas viti edhe në Tatime e Dogana”, deklaroi Braçe.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane

Bllokimi i zgjatur i Ngushticës së Hormuzit po kthehet...

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur kushte për kryeministrin,...

Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s e përmbyllën...