Tjetër gafë e Milanit në garën për titullin, kuqezinjtë ndalen nga Gjimshiti me shokë dhe shohin Napolin t’i largohet

Milani ka hedhur një tjetër hap të gabuar në garën për titull, duke barazuar për të dytën ndeshje radhazi në kampionat, kësaj radhe 1-1 me Atalantën.

Gjithsesi, barazimi erdhi në minutën e 35’ nga ylli i bergamaskëve, Ademola Lookman.

Në këtë takim pati minuta dhe për Berat Gjimshitin, me kapitenin e Kombëtares shqiptare që çuditërisht nuk u aktivizua titullar nga fillimi.

Kështu Milani qëndron në vendin e tretë me 18 pikë, duke e parë Napolin tashmë tre pikë larg në krye të tabelës.

REZULTATI:

ATALANTA 1-1 MILAN

Lookman 35’ / Ricci 4’

Goli i Lookman (Video)

Goli i Riçit (Video)

RENDITJA:

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...