Liburn Aliu, ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.
BalkanWeb dhe News24 mësojnë, duke iu referuar burimeve, se Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë .
Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.
Në një postim gjatë verës, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.

