Krizë politike në Kosovë: dështon votimi i Qeverisë së re, vendi drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Krizë e re politike në Kosovë, pas dështimit të seancës për votimin e qeverisë “Kurti 3”.
Mosarritja për të siguruar shumicën parlamentare ka nxitur reagime të ashpra nga opozita, e cila kërkon shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deklaroi se kanë kaluar më shumë se tetë muaj që kur opozita është, sipas tij, “bllokuar nga sjellje arbitrare” pas zgjedhjeve.
“Koha e fjalëve ka mbaruar. Tani i ftojmë të tregojnë përgjegjësi dhe të verifikojnë shumicën që pretendojnë se e kanë,” u shpreh Krasniqi, duke theksuar se dështimi i seancës shënon “fundin e një mashtrimi politik që vendit i ka kushtuar shumë, si me izolim ashtu edhe me përçarje”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u shpreh se situata e tanishme tregon mungesën e shumicës parlamentare.
“Sot duhet të lindë thelbi i demokracisë – shumica politike. Mungesa e dinjitetit institucional ka sjellë shkelje të pabesueshme të Kushtetutës, plot 48 herë,” tha Abdixhiku, duke kritikuar qeverinë për mosrespektim të institucioneve.

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e quajti fjalimin e Kurtit “një justifikim për situatën në vend”.
Sipas tij, AAK nuk sheh arsye për të diskutuar mbi një program qeverisës “që nuk ekziston”, duke e cilësuar atë si “produkt të luftës hibride të armiqve tanë”.
“Të uroj suksese,” iu drejtua Haradinaj Kurtit me ironi.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, po ashtu konfirmoi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Për shkak të paaftësisë së partisë së parë për të ndërtuar koalicione, Kosova do të përballet me zgjedhje të reja,” tha ajo.

Ndërsa kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e quajti situatën “fatkeqësi për vendin”, duke theksuar se pas tetë muajsh bllokim, Kosova ende nuk ka dalë nga ngërçi politik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe armëve në Athinë, arrestohen tetë persona

GREQI ,10 qershor 2026/Albania Express News/Një operacion për shpërbërjen...

Humb jetën një 15-vjeçar në një pishinë, autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes

GJIROKASTËR ,10 qershor 2026/Albania Express News/Një ngjarje e rëndë...

BE përgatitet për zgjerimin, analiza nga REL: Anëtarët e rinj mund të kenë të drejtë vote të kufizuar

BRUKSEL ,10 qershor 2020/Albania Express News/Një grup shtetesh anëtare...