Na prit Kavajë

Sot në qendrën e qytetit manifestim i jashtëzakonshëm festiv

Futbolli kavajas 100 vite jetë

Nga BUJAR QESJA, Mjeshtër i Madh 

Janë orët e fundit përpara se, në sheshin qendror të Kavajës, para Bashkisë së qytetit, të ndizet drita e madhe e një jubileu shekullor. Një qytet që e ka kthyer futbollin në kulturë, dashurinë për fanellën në mënyrë jetese dhe “Besën” në simbol të nderit sportiv.

Është një mbrëmje që pritet të mbetet gjatë në kujtesën e sportit shqiptar.

Sot, në orën 18:00, historia, krenaria dhe ndjenja e përkatësisë sportive do të bëhen një. Kavaja feston 100-vjetorin e krijimit të futbollit të “Besës”, emër që për çdo shqiptar tingëllon si ndershmëri, pasion, fisnikëri dhe besnikëri ndaj ngjyrave verdhezi.

Një shekull futboll. Një shekull emocion. Një shekull njerëz që kanë djersitur, gëzuar, qarë e brohoritur për këtë emblemë të përjetshme.

Sot, përveç mitingut solemn popullor, do të përurohet edhe libri i autorit të mirënjohur Fatmir Efica, “100 vjet Besa”, vepër që mbledh në faqe të saj kujtesën, kronikat dhe nderimin për breza të tërë futbollistësh që kanë lënë gjurmë. Libër që mbledh në faqe e tij kujtimet e njerëzve që e kanë mbajtur këtë emblemë në zemër dhe në gjak.

Në këtë mbrëmje të madhe do të shpallet edhe “11-shja e shekullit” e “Besës”, ku tre breza futbollistësh që i bashkoi përjetësisht malli, krenaria dhe respekti për fanellën, janë anketuar për të dhënë këtë përfundim.

Do të jenë aty figurat më përfaqësuese të sportit dhe jetës publike: Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ministri Blendi Gonxhe, presidenti i FSHF-së Armand Duka, si dhe shumë personalitete të tjera të ftuara.

Gazetari Bujar Qesja do të ketë kënaqësinë të jetë mes të ftuarve, së bashku me Presidentin e Botimeve Jozef Aurel Kaçulinin, dhe do të marrë edhe fjalën.

Dhe ndjej që kjo nuk është vetëm një ftesë; është rikthim te rrënjët e pasionit shqiptar për topin, homazh për qytetin e karakterit, fisnikërisë dhe qëndresës.

Na prit, Kavajë!

Na prit me atë frymë të pastër sportive, me duartrokitjet e tua të ngrohta dhe me dashurinë që di të japë vetëm një qytet me shpirt të madh, një qytet që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar.

Na prit për të ndarë një emocion që vjen vetëm një herë në 100 vjet!

Sot, historia e shekullit tënd do të marrë duartrokitjen e merituar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Policia në Greqi përdori gaz lotsjellës ndaj fermerëve që...

Sulmohet me dron kopshti i fëmijëve në Sudan, 50 të vdekur, 33 prej tyre fëmijë

Një dron i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë...

Protestat në Greqi/ Bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë, ja në cilën orë nuk do lejohen kalimet

Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen...