Nga 1917 në të sotmen: Historia e Liceut Kombëtar të Korçës

Më 25 tetor 1917 u çelën dyert e Liceut Kombëtar të Korçës, i njohur ndryshe si “Liceu Francez”. Në atë kohë, Korça funksiononte si një “Republikë autonome”, administrohej nga vendasit, por nën mbrojtjen e autoriteteve ushtarake franceze. Administrata e re shqiptare, e vendosur në krye të krahinës autonome, i kushtoi vëmendje të veçantë çështjeve arsimore.

Veprimtaria e Liceut Kombëtar të Korçës vazhdoi deri në periudhën e parapushtimit italian në vitin 1939. Rrugëtimi i këtij liceu kaloi përmes sfidave të kohës, duke luajtur një rol të rëndësishëm në arsimimin e të rinjve nga mbarë vendi, edhe pse u shoqërua me vështirësi pas Luftës së Parë Botërore.

Sot është ngritur një grup pune i cili po punon për projektin e rihapjes së Liceut Francez në Korçë. Deri tani janë zhvilluar disa takime të Komitetit Pilotues për bashkëpunim mes institucioneve qendrore e vendore, me mbështetjen e ekspertit të qeverisë franceze.

Ky projekt është vazhdimësi e traditës së miqësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Francës, dhe synon të ofrojë një perspektivë të re arsimore për të rinjtë e qarkut të Korçës dhe më gjerë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Euronews”: Tirana shpallet qyteti më ekonomik për pushime në Evropë

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Tirana renditet në...

“Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane”, ministri Ferit Hoxha nga Pogradeci: Vijojmë me reformimin

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Ministri për Evropën...

Brazili hiqet nga lista e Bashkimi Europian, ndalohet importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Brazili hiqet nga...