Jasir Asani në super formë, ylli i Kombëtares gjen rrjetën edhe në Champions 2

Ylli i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka lënë sërish gjurmë në arenën aziatike. Sulmuesi shënoi golin e dytë për Esteghlal në ndeshjen ndaj Al Wehdat, në kuadër të javës së tretë të fazës së grupeve në Championsin e Dytë të Azisë.

Asani finalizoi një aksion të bukur, pas një asisti nga Munir El Hadadi ,ish-talenti i Barcelonës, që dikur konsiderohej si një prej premtimeve më të mëdha të “La Masia”-s.

Iranianët dominuan pjesën e parë dhe e mbyllën në avantazh 2-0, rezultat ky që mund të jetë vendimtar për fatin e tyre në këtë grup. Pas dy humbjeve në ndeshjet e para, për Esteghlal fitorja ishte e vetmja rrugë për të qëndruar në garë për kualifikim.
Asani konfirmon formën e mirë dhe rolin kyç në skemën e ekipit, teksa vazhdon të jetë një nga lojtarët më të spikatur të përfaqësueses shqiptare jashtë Europës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Deputeti socialist Adi Qose flet për Elbasanin, politikën dhe sfidat e “grupit të të rinjve” në PS

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/“Grupi i të rinjve” mbetet...

Luis Hasa ,mesfushori i talentuar me origjinë nga Peqini i bashkohet ekipit përfaqësues të Shqipërisë për miqësoret e qershorit

TIRANË,27 maj 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet...

”Crystal Palace” fiton Conference League

LAJPCIG, 27 maj 2026/Albania Express News / – Klubi...