Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Izrael: Shqipëria mbështet paqen dhe bashkëjetesën në Lindjen e Mesme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbërritur ditën e sotme në Izrael, në përgjigje të ftesës së homologut të saj izraelit, Gideon Sa’ar. Vizita vjen në një moment me rëndësi për zhvillimet rajonale dhe synon forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjatë qëndrimit të saj, Ministrja Spiropali do të zhvillojë një takim dypalësh me ministrin Sa’ar, si dhe me Kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana. Ndalesa e parë e vizitës ishte në vendin ku u mbajt Festivali Nova, në përkujtim të viktimave të masakrës së 7 tetorit 2023, ku humbën jetën mbi 1200 civilë.

Në fjalën e saj, Spiropali theksoi domosdoshmërinë e kthimit të pengjeve dhe respektimit të dinjitetit njerëzor:

“Kthimi i të gjitha pengjeve në shtëpi do të ishte një hap vendimtar për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.”

Ministrja shqiptare nënvizoi gjithashtu se Shqipëria mbështet marrëveshjen e paqes të arritur së fundmi me ndërmjetësimin e Presidentit Trump, si e vetmja rrugë drejt stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe bashkëjetesës në siguri e dinjitet për të dy popujt.

Gjatë takimeve zyrtare, do të diskutohen çështje që lidhen me forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet rajonale, bashkëpunimin ekonomik, inovacionin dhe interesat e përbashkëta strategjike.

Në kuadër të vizitës, Spiropali do të ndalet edhe në Memorialin “Yad Vashem”, qendrën e përkujtimit të Holokaustit, ku shqiptarët nderohen si ndër popujt që rrezikuan jetën për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore — një simbol i vlerave humanitare dhe solidaritetit që lidh Shqipërinë me popullin hebre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Mot i keq në Elbasan/ Rrëshqitje inertesh në Dragostunjë, shembet ura në Sinaballaj dhe izolohen 9 fshatra”

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/Reshjet e shiut kanë përfshirë...

Skënder Hita: Kush sulmon uniformën e Policisë do të ndeshet me ligjin

TIRANË, 16 maj 2026/Albania Express News/ Drejtori i përgjithshëm...

Milani, një “çështje shqiptarësh”/ Pas Igli Tares, lind pista ‘Viktor Bezhani’ për kuqezinjtë

MILANO,16 maj 2026/Albania Express News/Pronarët e “RedBird” kanë një...

Putin bëhet ‘xheloz’, kreu i Kremlinit ‘prenoton’ datën e takimit me Xi Jingping menjëherë pas Trump

MOSKË,16 maj 2026/Albania Express News/Kremlini njoftoi sot se presidenti...