Pae na duhen gjykatat?

Nga Lutfi Dervishi

Në një vend normal, loja luhet me tre role të qarta. Në sallën e gjyqit, Zoti quhet gjykatës, jo prokuror. Prokurori ka po aq të drejta sa avokati, as më shumë, as më pak. Njëri akuzon, tjetri mbron, ndërsa gjykatësi vendos, jo sipas humorit të ditës, por sipas provave dhe ligjit.
Kur gjykatësi nuk bën dot punën e tij, nuk është e thënë që vendin e tij ta marrë në dorë prokurori, ministri, apo “juristët popullorë”.

Koha kur “partia” vendoste se kush ishte armik dhe kush ishte fajtor, ka mbaruar. Të paktën kështu shkruhet në letër.
Edhe pyetjet e tipit “Po pse ligjet tona do të na pengojnë për të dënuar armiqtë?” duhen varrosur bashkë me retorikën e viteve ’50!

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ato të Gjykatës së Lartë dhe çdo akt normativ, nuk janë as sugjerime, as opinion miqësor në kafene.
Janë për t’u zbatuar!
Janë për t’u zbatuar, jo për t’u debatuar,
jo për t’u dërguar në Venecia për konsultim,
e aq më pak për t’u hedhur në kosh!

Pse na duhen ligjet dhe gjykatat?
Mos jemi më mirë pa ligj e gjykata? Jo!

Sepse në mungesë të tyre, ligjin e bën më i forti.
Mund të vijë dita që një mëngjes një polic të ndalon monopatinën dhe të thotë: “Do ta marr përkohësisht, se s’ke dokument që provon se është e jotja. Ligji? Do ta bëjmë pas 30 ditësh.” Mos e quani fantazi! Mund të vij kjo ditë!
Ose Kryeministri del një ditë dhe shpall: “Nuk më pëlqejnë verandat e lokaleve. Hiqini të gjitha! Pastaj do bëjmë një rregullore që ta keni të qartë si duhet bërë.” Dhe kjo mund t’ju duket fantazi, por mund të ndodhë.
Ose mund të ndodhë që Prokurori, i irrituar nga mbrojtja e fortë, të kërkojë në sallën e gjyqit arrestimin e avokatit! Kjo do të thoni ju nuk ndodh as në filmat e Netflix. Nuk ndodhnë filma, por mund të ndodhë në realitet!
Ndaj na duhen ligjet, gjykatat dhe mbi të gjitha, njerëzit që nuk i bëjnë temena pushtetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Atentati ndaj Ahmet Zogut – Përgjakja e Parlamentit më 23 shkurt 1924

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Nga viti 1920 deri...

Nuk ndalet Skënder Hita, ja ndryshimet e rëndësishme në Policinë e Shtetit

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Drejtori i Policisë së...

Mbyllet protesta e 37 në Tiranë/ Pas fjalimeve te Kryeministria, marshohet nëpër kryeqytet

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarë u mblodhën edhe...

Spanja në çerekfinale, eliminon Portugalinë me golin e Merinos në një betejë “gladiatorësh”. Mbyllet ëndrra e Ronaldos

BOTËRORI 2026 ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është në...