Laguna e Patokut, një parajsë turistike

Nga Ymer Hysa

Jo vetëm ai që e sheh për të parën herë Lagunën e Patokut, por edhe ata që e kanë parë disa herë, mahniten dhe krijojnë idenë se disa vende në natyrë janë krijuar për të na bindur se parajsa ekziston. Ajo shtrihet gjatë bregut të Detit Adriatik, në perëndim të rrethit të Kurbinit, dhe gjeografët e kanë emërtuar “Kompleksi Ligatinor i Patokut”.

Ajo ndodhet mes lumit Mat në veri dhe lumit Ishëm në jug, dhe përfshin një shumllojshmëri habitatesh. Është njëra nga pesë lagunat e jashtme në bregdetin shqiptar, me një larmi të faunës ujore. Pozicioni i favorshëm dhe shumëllojshmëria e habitateve rreth lagunës kanë krijuar kushte të përshtatshme për faunën ujore.

Shumëllojshmëria e peshqve dhe pozicioni gjeografik i saj, afër kryeqytetit, e lehtësojnë frekuentimin për një zhvillim të turizmit natyror, të vëzhgimit dhe të kulinarisë. Ndaj themi me bindje se Patoku është kthyer në një destinacion për turizmin familjar dhe atë të kulinarisë detare.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare, prej 8 km të Patokut, kushdo që e viziton gjen qetësi si askund tjetër. Niveli i cekët i ujit, që shtrihet afërsisht në një sipërfaqe prej 400 hektarësh, ka krijuar kushte dhe mundësi që bimët të dalin mbi sipërfaqe.

Aty ku uji s’ka mundur dot të mbulojë tokën, janë krijuar zona të vogla ishullore, të harlisura nga shkurret dhe lulet e egra, që në muaj të veçantë krijojnë bukuri përrallore përmes shumëllojshmërisë së ngjyrave që ato kanë.

Jo vetëm kulinaria e Kurbinit, por edhe shumëllojshmëria e habitateve si deti, laguna, pylli, toka bujqësore, delta lumore, shumëllojshmëria e botës bimore dhe asaj shtazore, tradita në peshkim e bujqësi, janë faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e ekoturizmit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga ka vendosur të ndalojë marrjen me qira të...

Një portier për historinë; Neuer, ‘gardiani’ me 363 fitore në Bundesligë, askush si ai

Bayerni i Mynihut të shtunën mori një fitore shumë...

U-17 për vajza / Shqipëria barazon me Estoninë në “Elbasan Arena”

Shqipëria U-17 për vajza zhvilloi sot në stadiumin “Elbasan...