Paraqitjet e legjionarëve, Hoxha shpallet lojtari i muajit në Kroaci

Pas rikthimit në ekipet e tyre, legjionarët kuqezi kanë vazhduar me paraqitje të shkëlqyera, duke qenë protagonistë me gola dhe asiste gjatë fundjavës.

Sipas një njoftimit të FSHF-së, sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, gjeti sërish rrugën e rrjetës me skuadrën e tij Al Sharjah, duke shënuar golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra. Ky ishte goli i tij i dytë për këtë sezon me fanellën e klubit arab.

FSHF cilëson se Nazmi Gripshi po kalon një formë të jashtëzakonshme me FC Astana. Në fitoren 5-3 ndaj Aktobe, ai realizoi nga pika e bardhë, duke e çuar në 16 numrin e golave sezonal në kampionatin kazak dhe duke kryesuar renditjen e golashënuesve.

Gjithashtu, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Jasir Asani, i cili i dha fitoren skuadrës së Esteghlal FC ndaj Mes Rafsanjan me një gol vendimtar në minutën e 11-të të takimit.

Në njoftim thuhet se në Turqi, Arlind Ajeti ishte protagonist me një asist në barazimin 1-1 të Bodrumspor në transfertë ndaj Erokspor. Qendërmbrojtësi kuqezi shërbeu saktë për Fredy në minutën e 29-të, duke zhbllokuar rezultatin.

Në Itali, Ylber Ramadani u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në takimin mes Leçe dhe Sassuolo, të mbyllur në barazim 0-0. Mesfushori kuqezi shkëlqeu me një performancë shumë të mirë dhe ndikim të madh në mesfushë.

Sipas FSHF-së, moment i veçantë ka qenë edhe për Arbër Hoxhën, i cili e nisi si titullar ndeshjen Dinamo Zagreb – Osijek, ndërsa para takimit mori çmimin si “Lojtari i Muajit” në kampionatin kroat, në vlerësim të paraqitjeve të tij të shkëlqyera dhe kontributit të madh për skuadrën e tij.

Një tjetër lajm pozitiv ishte rikthimi në fushë i Ardian Ismajlit, që ka lënë pas dëmtimin dhe mori disa minuta në fitoren e Torinos ndaj Napolit.

Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Medon Berisha, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Mirlind Daku dhe Taulant Seferi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga ka vendosur të ndalojë marrjen me qira të...

Një portier për historinë; Neuer, ‘gardiani’ me 363 fitore në Bundesligë, askush si ai

Bayerni i Mynihut të shtunën mori një fitore shumë...

U-17 për vajza / Shqipëria barazon me Estoninë në “Elbasan Arena”

Shqipëria U-17 për vajza zhvilloi sot në stadiumin “Elbasan...