Porositi vrasjen e Selavdi Shehajt në Itali për 150 mijë euro, arrestohet Altin Sinomati në Dubai

Altin Sinomati, porositësi i vrasjes së Selavdi Shehajt në Itali është arrestuar në Dubai. Mësohet se Sinomati në vitin 2020, ka ofruar 150 mijë euro për vrasjen e Shehajt. Sinomati dyshohet se është porositësi i vrasjes së Selavdi Shehajt, i njohur si “Passerotto”, ngjarje e ndodhur më 20 shtator 2020 në plazhin e mbushur me pushues në Torvajanica, Pomezia.

Sipas hetimeve të përbashkëta të Karabinierëve të Romës, Policisë së Shtetit dhe SCO, Sinomati akuzohet se i ka dhënë 150 mijë euro si shpërblim Raul Esteban Calderonit, ekzekutorit të vrasjes. Për këtë krim, Calderon dhe Giuseppe Molisso janë dënuar në shkallë të parë me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Asizes së Frosinones.

Në një tjetër procedim penal, Sinomati është i akuzuar si një nga kanalet kryesore të furnizimit me kokainë të organizatës kriminale të drejtuar nga Molisso Giuseppe dhe Bennato Leandro, e cila u godit më 18 mars 2025 nga Komanda Provinciale e Karabinierëve të Romës. Gjatë asaj operacioni, pas arrestimit të Calderonit, Sinomati iu shmang kapjes dhe u largua drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, ku u fsheh deri në arrestimin e tij ditët e fundit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Shkumbini ndan rrugët me trajnerin: Kush do e marrë drejtimin?

KF Shkumbini njofton se trajneri Lorenc Pashja ka dhënë...

Kapetanović: Start-upet e Ballkanit, potencial i madh që pret të shndërrohet në rritje të vërtetë

Ballkani Perëndimor ka energji, ide dhe talente, por i...

Nga ‘like’-u te ankthi…

Nga Majlinda Bregu Përdorimi problematik i rrjeteve sociale është rritur...

Laguna e Patokut, një parajsë turistike

Nga Ymer Hysa Jo vetëm ai që e sheh për...