Përfundon Maratona e Tiranës, “dominojnë” kenianët/ Mbi 5 mijë garues nga 56 vende të ndryshme të botës

 

Prej orës 08:00 të mëngjesit, kryeqyteti është “pushtuar” nga energjia sportive teksa është zhvilluar Maratona e Tiranës 2025.

Ngjarja madhore ka mbledhur rreth 5100 garues nga 56 shtete të ndryshme, duke e kthyer Tiranën në një skenë ndërkombëtare sporti dhe bashkimi.
Në kategorinë 42 km për meshkuj dhe femra, fituesit janë të gjithë nga Kenia, duke konfirmuar edhe një herë dominimin afrikan në garat e gjata.

Fitues i kategorisë së burrave u shpall Benard Kiprotich, i ndjekur nga Derick Chegg dhe Shedrack Kiptoo. Dy të parët do të shpërblehen me nga 5 mijë euro secili, ndërsa gjithsej do të ndahen 24 çmime në të katër kategoritë e garës.

Itinerari i maratonës përfshin disa nga zonat më të njohura të Tiranës, si sheshi “Nënë Tereza”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Papa Gjon Pali II”, sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Zogu i Parë” e “Zogu i Ri”, si dhe rrugët “Durrësit”, “Kavajës”, “Myslym Shyri” dhe “Ibrahim Rugova”.

Për shkak të maratonës, është pezulluar përkohësisht lëvizja e transportit urban në disa segmente kryesore, ndërsa lëvizja për emergjencat mbetet e hapur.

Këtë vit, Maratona e Tiranës zhvillohet në katër kategori:

Maratona e plotë (42 km);

Gjysmë-maratona (21 km);

10 km;

Fun Run & We Too, e dedikuar për familjarë, amatorë dhe persona me aftësi ndryshe.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

MIRDITË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

ANGLI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Çfarë spektakli në...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po shndërrohet...