“Masterplanin do ta kryejmë vetë!”, Rama: Jo më me kushte jo dinjitoze! Do transformojmë godinat e gjykatave dhe prokurorive

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me episodin e tretë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”.

Ai ka njoftuar se godinat e institucioneve të sistemit të drejtësisë do të transformohen, duke u shprehur se tashmë do të kenë kushte dinjitoze, pa “arna”.

“Në Shqipërinë 2030 të kemi një infrastrukturë të transformuar të godinave të drejtësisë, sepse nuk mund të vazhdojmë me arnë dhe hapësira e mjedise gjykatash e prokurorish që janë larg të qenit dinjitoze, nuk mund të vazhdojmë më me ngushtësira që pastaj kthehet në performancë që lë shumë për të dëshiruar”, tha ai.

ai.

Pjesë nga fjala e Ramës:
Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisjes së drejtësisë falë pavarësisë që iu dha atij sistemi me reformën në drejtësi, ndër të çalat e veta ka edhe dobësinë e madhe në administrimin infrastrukturës në projektimin e infrastrukturës dhe transformimin e infrastrukturës. Transformimi i infrastrukturës, i godinave pa projekte të besueshme është i pamundur. Përfundimisht, kemi vendosur që edhe këtë mision ta marrim përsipër vetë. Në Shqipërinë 2030 të kemi një infrastrukturë të transformuar të godinave të drejtësisë, sepse nuk mund të vazhdojmë me arnë dhe hapësira e mjedise gjykatash e prokurorish që janë larg të qenit dinjitoze, nuk mund të vazhdojmë më me ngushtësira që pastaj kthehet në performancë që lë shumë për të dëshiruar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME