‘Do merrem personalisht me ty e oficerët’, publikohet audio e përplasjes në seancë mes avokatit Bajrami me Prokurorit Ceka! Gjyqtarja: Do të të nxjerr jashtë

Avokati u vu në pranga pas ngjarjes. Në audion e publikuar nga një koleg i tij dëgjohet teksa avokati thotë se do të merret personalisht me prokurorin dhe oficerët e policisë gjyqësore pasi pretendon manipulim provash. Gjyqtarja e ndërpret duke e parajmëruar se do e nxjerrë jashtë.

 

 

Publikohet audioja e debatit në sallën e gjyqit në Gjykatën e Elbasanit, ku avokati Ulian Bajrami i drejtohet me tone kërcënuese prokurorit Gjergj Ceka. Ai u thirr për të dhënë sqarime në Komisariat dhe më pas u arrestua për “Kanosja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, dhe “Kanosja e gjyqtarit”.

Përplasja u shënua dy ditë më parë gjatë seancës për konfirmimin e masave të sigurisë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan, disa prej të cilëve ishin të armatosur. Mes të arrestuarve ishte dhe Maksim Suçi, klienti i avokatit Ulian Bajrami. 50-vjeçarit iu caktua masa e sigurisë “arrest në burg”.
Ka qenë avokati Arben Llangozi që ka publikuar audion në rrjete sociale, teksa dëgjohet avokati teksa shprehet se provat janë të rreme dhe në një moment thotë “do të merrem personalisht me prokurorin dhe me oficerët e Policisë Gjyqësore”, dhe se do të bëjë kallëzim pasi kontaton element të veprës penale. Gjyqtarja Megi Strakosha ndërhyn menjëherë duke e ndërprerë dhe duke e kritikuar për gjuhën e përdorur dhe e paralajmëron se do ta përjashtojë nga salla e gjyqit dhe në vend të tij do të caktojë një avokat kryesisht.

Pjesë nga diskutimi:
Avokati Ulian Bajrami: Kërkesa e prokurorit për vlerësim për caktim mase bazohet në disa prova. Një ndër to tregon që ka pasqyrim të rreme të të dhënave, dhe do të merrem personalisht edhe me prokurorin edhe me gjithë oficerët e policisë gjyqësore. Do të bëj kallëzim.
Gjyqtarja Megi Strakosha: Avokat nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit. Nuk ka rëndësi se çfarë do të bëni ju jashtë kësaj salle.
Avokati Ulian Bajrami: Konstatoj vepër penale…
Gjyqtarja Megi Strakosha: Do të marr masa nga ato që parashikon Kodi i Procedurës. Ky lloj komunikimi në këtë sallë gjyqi me mua si gjyqtare nuk të lejohet. Përqendrohu te mbrojtja e të pandehurit tënd ose do të xcaktohet një avokat kryesisht dhe do të të nxjerr përjashta. Paralajmërimi i fundit.
Avokati: Mesa pashë konstatoj pasqyrim të të dhënave të rreme.
Arben Llangozi, i cili publikoi audion shprehet kritik teksa thotë se avokati Bajrami po paguan çmimin e ndershmërissë në një sistem të kalbur. Ai thotë se ngjarja është po aq e rëndë sa vetë vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Apelin e Tiranës, teksa thotë se njëri u vra fizikisht, ndërsa tjetri po “vritet” nga sistemi.
Edhe Dhoma e Avokatisë, në reagimin e një dite më parë, e cilësoi si arbitrat arrestimin e avokatit. Dhoma e Avokatisë pretendoi se është manipuluar edhe procesverbali i arrestimit të avokatit. Në procesverbal arrestimi raportohet se është bërë në orën 17:40, ndësa sipas Dhomës së Avokatisë, avokati Ulian Barjami është prangosur në orën 15:00.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME