Gara për kreun e SPAK/ KLP mblidhet të hënën, shqyrtohet nëse i plotësojnë kushtet 4 kandidatët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë thërret mbledhje për të shqyrtuat nëse formalisht i plotësojnë kushtet katër kandidatët që kanë shfaqur interes për të drejtuar SPAK-un.

Burime bënë me dije se mbledhja do të mbahet këtë të hënë që vjen në orën dhjetë.
“Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT.” njofton zyrtarisht KLP

Në rend dite do të jetë miratimi i i projektvendimi “Për miratimin e listës së kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore të kandidimit për Drejtues në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
Vetëm mbasi të shikohen të dhënat që plotësojnë katër kandidatët Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gokaj që garojnë për kryeprokurorë SPAK-u më pas do të ftohen për t’u intervistuar nga Këshilli ku dhe do të caktohet një datë, në të cilën kandidatët do të tregojnë platformën dhe vizionin e tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike pritet të...

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Francë-Spanjë është gjysmëfinalja...

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...