Tre shqiptarë arrestohen në Londër, kapen me kokainë me vlerë 20 milionë paund

Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet britanike pasi u kapën me rreth 250 kilogramë kokainë, me një vlerë tregu prej 20 milionë paund.

Operacioni u zhvillua nga Partneriteti i Krimit të Organizuar në Londër (OCP), një ekip i përbashkët i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe Policisë Metropolitane, i krijuar për të luftuar krimin e organizuar.
Sipas raportit të National Crime Agency të cilit i refetohet Top Channel, droga u gjet në një kamion në Dartford, Kent, gjatë një kontrolli të koordinuar nga oficerët e OCP-së. Tre të dyshuarit mbeten në paraburgim dhe po merren në pyetje nën dyshimin për furnizim me drogë të Klasit A.

Zyrtari i OCP-së, Andy Tickner, tha: “Ky është një sekuestrim i konsiderueshëm i kokainës dhe pa përpjekjet e oficerëve të mi për ta ndaluar, ajo sasi do të kishte përfunduar në rrugët e komuniteteve tona, duke ushqyer varësinë dhe duke nxitur vepra të tjera të rënda kriminale”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në Elbasan do të ruhet dhe do të hapet për vizitorët

ELBASAN,28 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër pasuri me vlerë...

Meksika njofton negociata me SHBA-në: Do rishqyrtojmë marrëveshjen tregtare në muajt e ardhshëm

MEKSIKË,28 maj 2026/Albania Express News/Meksika dhe Shtetet e Bashkuara...