Llatja: “Investimet për Rajonin Nr.1 nuk ndalen, projekti i automotoparkut dhe shkolla në plan”

Procesi i Buxhetimit me Pjesëmarrje u ndal në Rajonin Nr. 1, ku banorët e lagjeve, pjesë e kësaj zone, patën mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me drejtuesit e Bashkisë Elbasan për projektet aktuale, prioritetet dhe nevojat e komunitetit.

Në takim morën pjesë Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe Deputeti i zonës, Adi Qose, të cilët theksuan rëndësinë e këtij procesi si një praktikë demokratike që i jep zë qytetarëve dhe ndihmon në përmirësimin e planeve të zhvillimit vendor.

Në fjalën e tij, Kryetari Gledian Llatja u ndal në projektet aktuale dhe ato në proces, duke theksuar se Rajoni 1 është zemra e Elbasanit, një zonë me shumë diversitet që po pëson një transformim të dukshëm urban.

Ai nënvizoi se projekti i automotoparkut në zonën e Emin Matraxhiut do t’i japë qytetit një dimension të ri zhvillimi urban dhe ekonomik, duke e kthyer, dikur periferinë, në një qendër të re moderne.

Ndër projektet kryesore në zbatim ose planifikim, Llatja përmendi rikonstruksionin e shkollës “Naim Frashëri” (procedurat janë mbyllur dhe punimet nisin së shpejti) si dhe ndërtimin e Çerdhes Nr. 5 në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, e cila do të hapet në muajin shkurt të vitit 2026. Gledian Llatja theksoi se projektet për Rajonin Nr. 1 nuk janë ndalur asnjëherë, por përkundrazi janë shtuar ndjeshëm.

“Kemi shumë projekte, automotoparku i Elbasanit do të jetë një pol i fortë zhvillimi ekonomik për qytetin, bashkë me kalanë e Elbasanit, për të cilën kemi filluar punën për projektimin dhe vitin tjetër do të nisim investimet e para. Në lagjen Kala do të vazhdojmë me sistemimet dhe asfaltimet, ndërsa më pas edhe në zonën e Krastës, ku do të ndërtojmë një ambient të ri rekreativ. Ne po punojmë për Elbasanin, kemi një sërë projektesh, të vogla dhe të mëdha, por të gjitha këto realizohen bashkë me ju,” tha Llatja.

Deputeti Adi Qose vlerësoi Bashkinë për mënyrën e organizimit të takimeve me banorët, duke theksuar se “ky është një proces i rëndësishëm që i jep qytetarëve mundësinë të dëgjohen dhe të përcaktojnë vetë prioritetet e tyre”. Ai e vuri theksin edhe tek automotoparku i cili do t’i japë qytetit një zhvillim ekonomik.

Llatja garantoi se të gjitha sugjerimet e banorëve do të përfshihen në planin e ardhshëm të investimeve dhe se procesi i buxhetimit me pjesëmarrje do të vijojë të mbetet një praktikë e qëndrueshme për zhvillimin e balancuar të qytetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...