Dy deputetë të rinj nga PSD betohen në Kuvend — Brahimi dhe Lasku marrin mandatin

Në seancën plenare të sotme, Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku, kandidatë të Partisë Socialdemokrate (PSD) në qarkun e Shkodrës, bënë betimin si deputetë të rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi gjatë seancës se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka depozituar vendimet për dhënien e mandatit të dy kandidatëve të listës shumemërore të PSD-së, pas dorëheqjes nga mandati të Tom Doshit dhe Sabina Jorgos.

“Sot është mbledhur Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të verifikuar mandatet e deputetëve të rinj të zgjedhur nga KQZ,” deklaroi Peleshi.

Raportin përkatës e paraqiti deputeti Bledar Çomo, në emër të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili konfirmoi vlefshmërinë e mandateve për dy deputetët e rinj. Pas kësaj procedure formale, Brahimi dhe Lasku bënë betimin në sallën plenare, duke marrë zyrtarisht detyrën e tyre parlamentare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Euronews”: Tirana shpallet qyteti më ekonomik për pushime në Evropë

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Tirana renditet në...

“Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane”, ministri Ferit Hoxha nga Pogradeci: Vijojmë me reformimin

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Ministri për Evropën...

Brazili hiqet nga lista e Bashkimi Europian, ndalohet importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Brazili hiqet nga...