Indeksi Global i Urisë 2025: Luftërat përgjegjëse për pothuajse gjysmën e rasteve të urisë akute

Njëqind e dyzet milionë njerëz në të gjithë botën po përballen me uri akute, shumë prej tyre për shkak të konflikteve të armatosura. Gjatë vitit të kaluar, të paktën 20 kriza ushqimore janë shkaktuar nga luftërat, duke bërë që konfliktet të jenë përhapësit kryesorë të urisë globale – përgjegjës për 47% të rasteve të urisë akute në vitin 2024.

Këto të dhëna përfshihen në Indeksin Global të Urisë 2025, një nga raportet më të rëndësishme mbi situatën e urisë në botë, publikim ky që shënon Ditën Botërore të Ushqimit (16 tetor 2025) dhe 80-vjetorin e themelimit të FAO-s (Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së).

Uria si armë lufte

Raporti thekson se, edhe pse e drejta për ushqim është universale, përdorimi i urisë si armë po normalizohet në disa konflikte, si në Rripin e Gazës dhe Sudan. Sipas raportit, i përgatitur nga OJQ-të si Welthungerhilfe, Concern Worldwide dhe Instituti për të Drejtën Ndërkombëtare të Paqes dhe Konfliktit të Armatosur (IFHV), mes viteve 2023 dhe 2024, numri i njerëzve të ekspozuar ndaj niveleve të rrezikshme të urisë është dyfishuar, duke arritur pothuajse dy milionë, me 95% të tyre që jetojnë në këto dy vende të shkatërruara nga konflikti.

Situata tregon se luftërat nuk janë vetëm një krizë politike, por edhe një krizë humanitare globale, me pasoja katastrofale për popullatat civile.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunoi një punonjës të policisë, pezullim i gjatë për portierin e Tërbunit

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me një...

Donnarumma: Italia shkon në Botëror, titullin këtë vit e fiton Milani

Kapiteni i Italisë dhe portieri i Manchester City-t, Gianluigi...

Përvoja shqiptare e mbrojtjes biologjike të gështenjës, në Forumin Botëror të Ushqimit

Në kuadër të 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe...