Ish-ministri Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme, shtyhet seanca për në datë 20 tetor

Koka i cili aktualisht ndodhet në burg është dënuar për veprat penale që kanë të bëjnë me dosjen e inceneratorit në Fier.

Ish- Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka kërkuar lirimin e tij, përmes një kërkese drejtuar Gjykatës së Posaçme. Koka i cili aktualisht ndodhet në burg është dënuar për veprat penale që kanë të bëjnë me dosjen e inceneratorit në Fier.

Në kuadër të kërkesës së tij, Gjykata e Posaçme ka nisur sot shqyrtimin për kërkesën e Ish-ministrit. Erion Bani e shtyu seancën për në datë 20 tetor. Gjyqtari i posaçëm Bani iu drejtuar Gjykatës së Lartë për të marrë nga dosja disa procesverbale për vendimet që lidhen me pezullimin e afateve të paraburgimit.

Gjykata e Posaçme, në prill të këtij viti, ka dënuar me 3 vjet burg ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka për inceneratorin e Tiranës. Koka do të vuajë 2 vite burgim për shkak të gjykimit të shkurtuar. Bashkë me burgun që ka kryer, Koka nuk lejohet që të mbajë funksione publike për 5 vite. SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit. 0 Ish-ministri i Mjedisit ka dhe një dënim tjetër me 6.8 vite burg për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa për inceneratorin e Fierit, ku sërish është i përfshirë Lefter Koka, çështja është në rigjykim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Ata që e mbajnë Elbasanin mbi supe janë skuadra e fitores dhe e së ardhmes

Në sfondin e një Elbasani që ecën përpara, janë...

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...