Të armatosur në lokal dhe kundërshtuan policinë, a po përgatitej atentat? EMRAT e të arrestuarve në Elbasan, mes tyre ish-deputeti Muça dhe miku i Shullazit

Nga Sokol Dema

Kur policia ka mbërritur, brenda në lokal gjetur 14 persona, mes tyre një 17-vjeçar, të cilët janë arrestuar, por vetëm treve prej tyre iu është gjetur armë. Mes të shoqëruarve është edhe Bujar Muça, ish-deputet i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

 

Ish-deputet i PDIU-së, Bujar Muça, u arrestua në një lokal në periferi të Elbasanit, në mesin e 13 të tjerëve, të konsideruar nga policia me precedentë të theksuar kriminal. Tre prej tyre mbanin pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Hetuesit dyshojnë se nuk janë klientë të rastësishëm në lokal, por se janë bërë bashkë për të organizuar ndonjë krim.

Një telefonatë anonime mesditën e së hënës në sallën operative të Policisë së Elbasanit çoi Forcat Operacionale dhe ‘Shqiponja’ në një lokal në periferi të qytetit pranë Bradasheshit, ku ishte marrë informacioni se kishte persona të armatosur.

Brenda bar restorantit “Zykollari” blutë gjetën 14 persona me banim në Elbasan, Tiranë, dhe vetëm njëri në Itali. Të gjithë u prangosën. Asnjë nuk mundi të ikë edhe pse disa kundërshtuan forcat e policisë, përfshirë Bujar Muça, ish-deputet i PDIU-së. 53-vjeçari përfundoi në pranga për kundërshtim të punonjësit të policisë.
Po ashtu, një nga personat e arrestuar është edhe miku i Emiljano Shullazit.
Vetëm 3 personave nga grupi që ndodheshin në lokal, iu gjetën armë. Endri Doda 43 vjeç, Ervin Cani 35 vjeç dhe Akil Kertusha 39 vjeç mbanin secili nga 1 pistoletë pa leje.
Klientëve jo të zakonshëm të lokalit, iu bë edhe kontroll në banesa.
Në disa apartamente policia thotë se gjeti doreza neuroparalizuese apo elektroshok, 4 radio si të policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues në formë pistolete, thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete dhe 13 celularë të cilët pritet të ekspertohen.
Në mesin e të arrestuarve është edhe pronari i lokalit Tauland Zykollari, bashkë me djalin e tij të mitur, 17 vjeç. DVR e bar-restorantit ku policia ndërhyri befasisht u sekuestrua, pamjet e të cilave po këqyren nga hetuesit.
Policia ka dyshime se takimi i këtij grupi personash në lokal nuk ishte rastësor, disa prej të cilëve edhe me precedentë të mëparshëm penal.
Dyshimi shtohet pasi pistoletat u janë gjetur me fishekë në fole, që do të thotë se mund të ishin gati ose për t’iu përgjigjur ndonjë sulmi të mundshëm ose për të bërë krim.
Policia e Elbasanit thotë zyrtarisht se disa nga personat e arrestuar janë me precedent të theksuar kriminal për krime kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dy penallti në “Metropolitano”, nuk ka fitues në gjysmëfinalen e parë të Atletico-Arsenal

Gjysmëfinalja e parë mes Atletico Madrid dhe Arsenal nuk...

Neymar ëndërron Botërorin: Një finale mes Argjentinës dhe Brazilit do të ishte spektakolare

Në 11 qershor do të nisë kampionati Botëror i...

David Alaba “përfshihet” në mashtrimin miliona eurosh në Tiranë, zbardhet skema se si u keqpërdor ylli i Real Madrid

TIRANË,26 prill 2026/Albania Express News/Operacioni ndërkombëtar i përmasave gjigante,...