“Për Kombëtaren vij edhe në fund të Botës”, debutuesi Gripshi për DigitAlb: Ja çfarë na tha trajneri pas ndeshjes

Nazmi Gripshi bëri debutimin e tij me fanellën kuqezi në miqësoren ndaj Jordanisë, duke hyrë në lojë gjatë pjesës së dytë në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Debutimi i tij u shoqërua me një atmosferë të gëzueshme pas fitores 4-2 të Kombëtares shqiptare, me Gripshin që tregoi paraqitje të sigurt dhe premtuese në fushë.
“Pikë së pari falënderoj trajnerin dhe stafin që më besuan për debutimin dhe jam shumë i lumtur që debutova me kombëtaren. Por mendoj që kurrë nuk jam i kënaqur, në çdo ndeshje duhet të japësh edhe më shumë. Mendoj që sot kemi bërë një ndeshje të mirë të gjithë si grup dhe mendoj se ky rezultat e fitore është falë grupit dhe punës që bëjmë çdo ditë.

Trajneri na tha se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, të punojmë fort në klubet ku jemi dhe kemi edhe dy ndeshje të tjera për hapin final.
E ardhmja? Për momentin kam kontratë edhe 6 muaj, deri në qershor. Atje mbarojmë kampionatin në fund të tetorit e fillim të nëntorit. Nuk e kam vendosur, mendoj të mbarojë kampionati dhe pastaj të shohim ku do të jetë më e mira për mua dhe besoj se do të bëjmë diçka të mirë.
Të them të drejtën, në çdo moment, që kur kam qenë pjesë e moshave, deri të U21, kam pritur ftesën e Kombëtares. Por për lojtarin nuk është asnjëherë vonë, sa herë të thirrem do jem gati. Këtë herë që mora ftesën isha i gatshëm dhe nuk e mendova dy herë dhe çdo herë kur të më ftojnë, do jem i gatshëm për kombëtaren.
Udhëtim i largët? Për Kombëtaren edhe në fund të botës të jem, do të vij gjithmonë nuk ka distanca lidhje për kombëtaren e për kombin asnjëherë”, tha Gripshi për “DigitAlb” pas ndeshjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Nis ndërtimi i urës së Papërr-Sollakut, një premtim që bëhet realitet për banorët

Në njësinë administrative Papërr, në fshatin Papërr-Sollak, kanë nisur...

PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Të ardhura edhe nga një spital privat në vitin 2023

Partia Demokratike ka publikuar sot deklaratën e pasurisë së...

Taulant Balla: “Presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Samiti Europian për Reduktimin e Dëmit nga Duhani: “Koha për politika humane dhe të bazuara në shkencë”

Ekspertë të shëndetit publik, mjekë, prodhues dhe politikëbërës nga...