Kosova në votime, mbi 2 milionë qytetarë zgjedhin drejtimin lokal

Në Kosovë po zhvillohen sot zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe përfaqësues në kuvendet komunale. Të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 qytetarë brenda vendit, ndërsa rreth 44 mijë votues janë regjistruar për të votuar nga jashtë.

Institucionet e Kosovës dhe misionet ndërkombëtare kanë bërë apel për një proces të qetë, duke u kërkuar qytetarëve të votojnë lirshëm dhe pa ndikime të jashtme.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për këto zgjedhje janë certifikuar 5.626 kandidatë, mes tyre 206 për kryetarë komunash, ndërsa pjesa tjetër garon për ulëse në kuvendet komunale.

Në garë marrin pjesë 93 subjekte politike, përfshirë 32 parti, 32 iniciativa qytetare, 2 koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur.

Votuesit duhet të plotësojnë dy fletëvotime në kabinën e votimit — njërën për kryetarin e komunës dhe tjetrën për kandidatin e kuvendit komunal, duke shënuar numrin përkatës të kandidatit dhe subjektit politik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sensacion në Gjermani, SV Elversberg shkruan histori: nga kategoria e katërt në Bundesliga brenda katër vitesh

GJERMANI,21 maj 2026/Albania Express News/Klubi modest gjerman SV Elversberg...

Reflektimi i mbrëmjes – thirrja urgjente për ndihmë

Nga Xhensil Shkëmbi Fillimisht, do u lutesha të gjithëve që...

Qeveria ndryshon rregullat për regjistrimin dhe përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve

TIRANË, 21maj 2026 /Albania Express News/ Forcohen rregullat e...