IMT bllokon pallatin e ri në Astir me mbi 4 mijë m2 ndërtim pa leje

Një pallat shumëkatësh në kryeqytet me një sipërfaqe mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje është bllokuar sot nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës.

Aksioni i mbështetur nga forcat e Policisë Bashkiake, është zhvilluar në zonën e Astirit, njësia administrative nr. 14 ku ka nisur procedura për shembjen e objektit.

Pallati i ndërtuar nga biznesmeni Sino Llanaj, ishte në shkelje flagrante të rregullave të ndërtimit.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj i cili ndoqi nga afër dhe drejtoi aksionin, deklaron se paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë dhe se ndërhyrjet nuk do të ndalen.

“Ne nuk do të mbarojmë deri sa të lirojmë çdo hapësirë pa leje dhe këto hapësira të kthehen në lulishte dhe parqe për fëmijët”, thekson Sula.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Për herë të parë që nga viti 2010, përfaqësuesja afrikane siguron kualifikimin për në Botëror

Një natë historike në Nelspruit solli një nga paraqitjet...

Jo… Bashkia Librazhd nuk ka lajthitur , por ama ka ngritur kokën nga balta drejt yjeve

  Nga: Matilda Kurti Më tërhoqi vëmendjen një lajm i qarkulluar...