Rritje mbi 20% në regjistrime, Ministri Salla viziton UBT-në

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Andis Salla, mori pjesë sot në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT).

Në publikimin në rrjetet sociale të tij, Ministri Salla thekson, se këtë vit akademik, numri i regjistrimeve në 9 programet e përbashkëta të dizenjuara me Universitetin BOKU të Vjenës shënoi një rritje mbi 20%, duke reflektuar interesin e lartë të studentëve dhe besimin në cilësinë e arsimit të ofruar. “Ky rezultat është fryt i përpjekjeve për afrimin e arsimit me tregun e punës dhe për ta kthyer UBT-në në një qendër ekselence në rajon”, shprehet Salla.

Falë këtij partneriteti, studentët përfitojnë diplomë të dyfishtë dhe eksperiencë ndërkombëtare, duke pasur mundësinë të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në një prej institucioneve më të njohura akademike shqiptare.

Sipas Ministrit, përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të MBZHR dhe UBT, studentët do të kenë mundësi të zhvillohen profesionalisht përmes praktikave dhe programeve të punësimit, në mbështetje të vizionit “Bujqësia 2030”.

Ministri Salla u uroi suksese të gjithë studentëve të rinj, duke theksuar rolin e tyre në transformimin e bujqësisë shqiptare drejt një sektori modern, të qëndrueshëm dhe konkurrues në tregjet europiane, në rrugën e pakthyeshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dumani: Identifikuam 16 grupe kriminale të rrezikshme, 11 milionë euro kriptomonedha të bllokuara

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Ministri Salla: Shqipëria në fazë vendimtare të integrimit evropian për bujqësinë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla...

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së në Festivalin Respighi të Bolonjës

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe...