Gonxhja takim me operatorë turistikë gjermanë: Forcim i partneritetit strategjik

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi sot një takim me CEO dhe përfaqësues të disa prej agjencive dhe operatorëve më të rëndësishëm turistikë gjermanë, përfshirë DERTOUR, ADAC Reisebüro dhe Schauinsland-Reisen GmbH, në prag të xhiros së tyre për inspektimin e strukturave akomoduese dhe destinacioneve turistike në Shqipëri.

“Takimi synoi forcimin e partneritetit strategjik me tregun gjerman, një prej tregjeve më prioritarë për zhvillimin e turizmit shqiptar”, bëri të ditur Gonxhja.

Sipas tij, gjatë diskutimeve u trajtuan mundësitë e reja për bashkëpunim, zhvillimin e paketave turistike të organizuara, nxitjen e udhëtimeve familjare dhe zgjerimin e itinerareve “self-drive”, me qëllim ofrimin e një eksperiencë turistike gjithnjë e më të larmishme dhe cilësore.

Ministri Gonxhja informoi gjithashtu se ITAKA, tour operatori më i madh polak për flukse nga Europa Qendrore, po planifikon të hapë linjë direkte me aeroportin e ri të Vlorës.

Me mbi 400 mijë vizitorë gjermanë në vitin 2024 dhe objektivin për të kaluar 500 mijë në vitin 2025, Shqipëria konsolidon pozicionin e saj si një destinacion i besueshëm dhe i preferuar në tregun europian.

Ky bashkëpunim vjen si pjesë e vizionit për të bërë turizmin shqiptar një histori suksesi të përbashkët, duke kombinuar ofertën e pasurive kulturore dhe natyrore me aktivitete, art, sport, investime hotelerie dhe evenimente ndërkombëtare, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimit të vendit në nivel evropian.

“Një bashkëpunim që afirmon vizionin tonë për ta bërë turizmin shqiptar një histori suksesi të përbashkët, një eksperiencë pushimi dhe eksplorimi të trashëgimisë e pasurive tona kulturore e natyrore, mes traditës e aktiviteteve! Kënaqësi të ndaja të rejat nga projektet tona në art e sport, qendra historike, investime hotelerie e brande globale, evenimente ndërkombëtare e zhvillim shoqëror kapilar, si edhe nga progresi drejt familjes evropiane”, u shpreh ministri Gonxhja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

TIRANË ,1 korrik 2026/Albania Express News/-Valdrin Pjetri është emëruar...

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...