35-vjetori i themelimit të Partisë Republikane, Mediu: Opozita duhet të bashkohet kundër korrupsionit

Partia Republikane festoi 35-vjetorin e themelimit në një pritje me drejtues, anëtarë dhe simpatizantë, ku morën pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, si dhe përfaqësues të partive opozitare.

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, dhe Drejtuesit e Partisë Republikane theksuan se Republikanet u krijuan mbi vlerat e djathta: familjen, pronën, lirinë, shtetin e së drejtës dhe patriotizmin, Besimin në Zot, duke nënvizuar se politika nuk është privilegj, por mision dhe shërbim ndaj qytetarëve.
U theksua se opozita duhet të bashkohet kundër korrupsionit, krimit dhe regjimit të Edi Ramës, duke kërkuar rikthimin e demokracisë së vërtetë dhe vlerave euroatlantike në jetën politike shqiptare.

Pas fjalës së Agron Dukës, Sali Berisha vlerësoi figurën e themeluesit të Partisë Republikane, Sabri Godo, dhe theksoi se aleanca me Partinë Republikane ka qenë ndër më të qëndrueshmet në të djathtën shqiptare, veçanërisht në rrugën e Shqipërisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian.
Berisha deklaroi se “Shqipëria po përballet me një regjim të krimit dhe drogës, dhe opozita dhe qytetarët duhet të reagojnë përmes protestës dhe se një qeveri teknike është domosdoshmëri për garantimin e zgjedhjeve të lira”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Europa League/ Egnatia në Dublin në kërkim të ëndrrës Play Off, kompanitë e basteve besojnë pak te kampionët

DUBLIN ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Shamrok Rovers dhe Egnatia...

Përshkoi 5,300 kilometra me biçikletë për bamirësi, 82-vjeçari ndërron jetë një ditë pas përfundimit të misionit

AUSTRALI ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Një histori frymëzuese që...

20 vatra zjarri në 24 orë, mbi 700 forca operacionale dhe helikopterë në terren për shuarjen e flakëve

TIRANË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria vijon të përballet...