32 ditë revoltë! Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqje e panegociueshme e Ramës

TIRANË ,1 korrik 2026/Albania Express News/-Mbahet sot protesta e 32-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij.

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 33-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME