“300 mijë eurot vendosi te depozita e gazit”/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

TIRANË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-56-vjeçari Ardian Muka, i cili ishte emigrant në Greqi, provoi të bëhej gjobëvënës, por nuk i eci.

U tradhtua në letrën kërcënuese përmes të cilës kërkoi 300 mijë euro, nga dialekti se si kishte renditur kushtet ndaj kushëririt të tij, që ndërkohë ka biznes në Itali.
Mbasi kanë studiuar letrën e gjobëvënies, agjentët e Komisariatit numër 7 në Tiranë u bindën se bëhej fjalë për një banor të zonës së Gërdecit, mes të tjerash sepse ai njihte shumë mirë detaje nga jeta në këtë fshat.

“300 mijë eurot lidhini në një qese dhe vendosi tek depozita e gazit mbas shtëpisë, pastaj do ju shkruaj unë se ku do t’i vendosni sërish”, urdhëronte i dyshuari Muka, në letrën e mbyllur në zarf ku kishte lënë si shenjë paralajmëruese edhe një plumb.
Tashmë i arrestuar për akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes dhe mbajtjes së municioneve, Muka pranoi se ishte ai kanosësi, i cili, siç rezulton nga burime të sigurta për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, kishte lënë të njëjtën letër gjobëvënëse në derën e kushërinjve të tij edhe verën e vitit të kaluar.
Por të afërmit e tij kishin vendosur ta kalonin në heshtje episodin e parë dhe kanë pritur me ankth se çfarë do të ndodhte me ta, megjithëse rezulton se të gjobiturit jetonin në Itali dhe zotërojnë një biznes ndërtimi.
Në dijeni të plotë edhe të disa konflikteve të tjera ekonomike, 56-vjeçari dyshohet se shfrytëzoi sërish pushimet verore në vendin e tij dhe përpiloi letrën që, për të fshehur gjurmët, e shkroi me gërma kapitale. Mes shumë gabimeve gramatikore, i dyshuari la shenja për agjentët e Komisariatit të Vorës që, teksa kërkonin autorin, ndërkohë ishin të alarmuar nga një kërcënim tjetër i tij.
“Ai përmendte se do vendoste eksploziv në banesë dhe kjo solli në vendngjarje edhe hetues të krimeve të rënda”, tha për Top Channel në kushtet e anonimitetit një burim policor, sipas të cilit ishte vetë autori që, me gabimet në letër, ndihmoi padashje në zbulimin e tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan Arena ndez sfidën: AF Elbasani kërkon fitoren e parë dhe hakmarrjen ndaj Egnatias

ELBASAN, 13 shtator 2026 /Albania Express News/- Elbasan Arena...

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

TIRANË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria renditet mes...

“Ky nuk është më futboll”, Ronaldo shpërthen ndaj tifozëve të Al-Taawoun: Të ndalohen përgjithmonë nga stadiumet

TIRANË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Cristiano Ronaldo ka...

Zgjidhet Qeveria e re e Kosovës, Kurti rikthehet në krye të ekzekutivit me 62 vota pro

KOSOVË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Me 62 vota...