30 Vjet Demokraci, por ende pa Demokraci, Retrospektivë, 1991

Nga Afrim Krasniqi

PPSH fitoi shumicën. Po krijohej qeveria e re, e cila mbijetoi më pak se 40 ditë. Po eksperimentoheshin rregullat demokratike. Midis tyre, një rast unik: kryeministri prezanton programin dhe qeverinë e re, katër ditë debat parlamentar dhe, në fund, kryeministri reflekton nga kritikat duke pranuar dakordësinë mbipartiake për disa ndryshime në kabinet (strukturë dhe përbërje) përpara se të kalohej në votim. Duket e çuditshme të votëbesohet një listë e strukturë e ndryshme nga ajo që u prezantua, por ishte koha kur politikanët (ende) komunikonin, dëgjonin dhe reflektonin.

Qeveria ra. Një qeveri tjetër konsensuale vijoi deri në dhjetor, pastaj një tjetër qeveri konsensuale deri në mars 1992, kur u bë rotacioni politik. Me votë. Rreth 350 mijë votues ndryshuan preferencë politike brenda një viti, nga PPSH te PD, dhe rotacioni ishte thjesht procedurë formale.

Jemi më 2025. 20 minuta show, vetëm 8 minuta fjalë, incidente dhe qeveria kalon pa debat, pyetje dhe diskutime. Ndërkohë që në Kuvend eksperimentohet me teknologjinë. As eksperimenti Diella, as mungesa e debatit parlamentar, as incidentet banale, as fjalori i ashpër, as Kushtetuta e hedhur në ajër dhe votimi për një program që nuk u paraqit, pra absolutisht asgjë, nuk ishte dhe nuk është në përputhje me procedurën, etikën, rregulloren dhe normat kushtetuese. “Jemi në Tiranë, gjithçka mund të ndodhë”. “Miracle of freedom”.

1991. Ishin të varfër, të pashëtitur, të indoktrinuar, pa përvojë, por kishin ca aspirata, ca parime dhe ca respekt për “Europën”, shtetin, imazhin, etikën, demokracinë, Kushtetutën dhe Tjetrin.

2025. të pasur, arrogantë, të gjithëpushtetshëm, por mungojnë aspiratat, parimet, respekti për “Europën”, shtetin, imazhin, demokracinë, Kushtetutën dhe Tjetrin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...