118 ditë revolucion! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Sot shënohet dita e 118-të e protestës qytetare.

Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më pas do të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit mbahen fjalimet, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujore, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Maran ndez debutimin: Më emocionon Shqipëria, më bën krenar, duhet të jemi të vendosur për rezultatin

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Nesër nis zyrtarisht...

Zgjerohen kompetencat e Ministrisë së Brendshme, merr përgjegjësi për qeverisjen vendore

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Këshilli i Ministrave...

“Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga SHBA: Nuk u bë më e mira për George Washington-in e Kosovës

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama,...