Zyrtare/ Ndarja përfundimtare e vazove, Danimarka i bashkohet Italisë. Ja kush janë kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë e Kosovës në play off

Ka përfunduar fushata kualifikuese e Botërorit 2026 në Europë, ku përveç ekipeve të kualifikuara, janë mësuar edhe skuadrat që do të luajnë në play off.

Shqipëria dhe Kosova do të jenë në vazon e tretë duke shmangur një përballje me njëra-tjetrën, së bashku me Irlandën dhe Bosnje & Hercegovinën.
Në vazon e parë janë: Italia, Danimarka, Turqia dhe Ukraina. Në vazon e dytë, aty ku janë dhe kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë e Kosovës janë: Poloni, Uells, Republikë Çeke dhe Sllovaki.

Në vazon e fundit janë ekipet e ardhura nga Nations League: Rumani, Suedi, Maqedoni e Veriut dhe Irlandë e Veriut.
Shqipëria do ta luajë ndeshjen e parë jashtë dhe finalja do të mësohet në bazë të shortit nëse kuqezinjtë, në rast se kalojnë, do të jenë pritës ose udhëtues. E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën.
Shorti do të hidhet më 20 nëntor në Nion të Zvicrës, ndërsa faza play off do të luhet në mars të 2026-ës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Simpoziumi Ndërkombëtar i Bektashinjve, Baba Ardit Selmani: Elbasani, epiqendra shpirtërore e Ballkanit dhe më gjerë

Në një atmosferë të ngrohtë shpirtërore e akademike, Elbasani...

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali...

Rreth 62 mijë fermerë përfitues të 2.66 miliardë lekësh nga Skema Kombëtare

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural po vijon me...