Zjarri përfshin masivin pyjor pranë fshatit Sojnik në Gramsh

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha është shfaqur në orët e vona të së dielës në afërsi të fshatit Sojnik, në Njësinë Administrative Kukur, pjesë e bashkisë Gramsh. Sipas banorëve të zonës, zjarri ka përfshirë një masiv pyjor të dendur, ku ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është pothuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor.

Zjarri vijon të përhapet me shpejtësi për shkak të erërave dhe thatësirës që ka përfshirë rajonin në ditët e fundit. Autoritetet lokale janë në dijeni të situatës dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga banorët, ndërsa pritet ndërhyrja nga ajri .
Ngjarja ka ngritur shqetësim të madh mes banorëve të fshatit Sojnik dhe zonave përreth, ndërsa rreziku për përhapje të mëtejshme drejt zonave të banuara mbetet i lartë nëse zjarri nuk vihet nën kontroll në kohë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Atli Mani i Pejkut: Shqiptari që ngre shqiponjën mbi tokën e tij

-Njeriu që e shenjtëroi punën me djersë “Në këtë tokë,...

Ballkani Perëndimor miraton paketën ekonomike historike në Londër: nga planet në veprime konkrete

Ministrat e Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë...