Zjarri në Skënderbegas: 68 banesa të dëmtuara dhe mijëra hektarë shkrumbuara

Ekipet e punës kanë përfunduar evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri i 11 Gushtit, i cili preku njësinë Skënderbegas në Gramsh. Sipas të dhënave, 68 banesa janë dëmtuar: 10 prej tyre totalisht për rindërtim të plotë, 16 për rikonstruksion të pjesshëm dhe 42 shtëpi sezonale ose të pabanueshme.

Në këto statistika përfshihen edhe pajisjet elektroshtëpiake dhe mobiljet e banorëve të prekur. Për shkak të zjarrit, ngordhën 215 bagëti të imta, 9 gjedh dhe 7 njëthundrakë.

Zjarri shkrumboi gjithashtu 44.045 hektarë ullinj, 11.028 hektarë rrush, 1.451 hektarë bimë medicinale dhe 9,5 hektarë pemë frutore dhe arrorë. Për pyjet, sipërfaqja e prekur do të verifikohet nëpërmjet pamjeve satelitore.

Faza e dytë përfshin përllogaritjen financiare të dëmeve, ndërsa bashkitë e qarkut dhe qeveria shqiptare kanë nisur miratimin e fondeve ndihmëse. Shumë donatorë kanë shprehur solidaritet me banorët e Skënderbegasit në këtë moment të vështirë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Fitorja ndaj Jordanisë, Rama: Miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama uroi sot Kombëtaren shqiptare për fitoren...

Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

Në listën e gjatë të pyetjeve që Tedi Blushi...

Sylvinho pas fitores spektakolare në miqësoren me Jordaninë: Krenar për Hysajn, ky ekip…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shfaq i kënaqur...