Zjarri në Gjinar, në mesditë filloi ndërhyrja nga ajri , flakët janë 500 metra pranë zonës së banuar dhe bizneseve

ELBASAN, 4 tetor 2026 /Albania Express News/- Situata e zjarrit në masivin pyjor të Njësisë Administrative Gjinar në Elbasan është përkeqësuar gjatë orëve të fundit, ndërsa flakët janë shtrirë në rreth 10 hektarë pyje dhe ndodhen vetëm rreth 500 metra nga zona e banuar dhe bizneset e fshatit turistik të Gjinarit.

Afër mesditës ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter, për të goditur vatrat në zonat e vështira për t’u arritur nga toka, konkretisht në Caush, Pashtresh, Bregu i Madh, Korita dhe Lugu i Thellë.

Në terren janë angazhuar rreth 15 forca zjarrfikëse të MZSH Elbasan, 70 forca të Bashkisë Elbasan dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.

Era e fortë gjatë natës ka favorizuar riaktivizimin dhe përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndjeshëm operacionin. Strukturat e emergjencave vijojnë ndërhyrjen me synim izolimin e vatrave dhe mbrojtjen e zonës së banuar dhe turistike të Gjinarit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...