Zjarret në Gramsh nën kontroll të plotë por dëmet janë të mëdha, një i vdekur, dhjetëra banesa të prekura dhe qindra hektarë të djegur

Nga Fatmir Popja

Pas disa ditësh të vështira për shkak të zjarreve të fuqishme që përfshinë disa njësi administrative të bashkisë Gramsh, autoritetet vendore raportojnë se situata po stabilizohet dhe se vatrat kryesore të zjarrit janë vënë nën kontroll.

Megjithatë, pasojat janë të rënda, si për natyrën, ashtu edhe për banorët e zonës.
Sipas informacioneve zyrtare nga Bashkia Gramsh, vatra e zjarrit në Njësinë Administrative Skënderbegas, që ishte një nga më problematiket, është shuar plotësisht që në orët e paradites.

Pas neutralizimit të flakëve, u punua për shuarjen e vatrave të vogla që shfaqeshin herë pas here, duke përforcuar sigurinë në terren. Kjo vatër tashmë konsiderohet e fikur.

Në Njësinë Administrative Kukur, përkatësisht në zonën e Teqes së Dushkut, gjithashtu situata është nën kontroll.

Gjatë ditës së djeshme dhe sot, forcat e bashkisë dhe ushtria kanë punuar në mënyrë intensive për të shuar çdo vatër të mbetur, duke bërë edhe “krehjen” e zonës për të parandaluar riaktivizimet.

Edhe kjo zonë është deklaruar e fikur, por do të vazhdojë të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.

Autoritetet lokale kanë vendosur në kontakt të përhershëm me banorët, të cilët janë ftuar të informojnë menjëherë në rast të çdo shenje riaktivizimi të zjarrit.

Ndërkohë, grupet e punës të ngritura për vlerësimin e dëmeve kanë përpiluar një raport paraprak, i cili pritet të pësojë saktësime në vijim.

Sipas të dhënave të deritanishme, bilanci i dëmeve është alarmues:

Pyll pishe i djegur: 250 hektarë
• Sipërfaqe me ullinj të djegur: 32 hektarë
• Vreshta të shkatërruar: 24 hektarë
• Bimë aromatike dhe mjekësore: 13 hektarë

• Shpendë të ngordhur: 1,200
• Bagëti të imta (dhen e dhi): 165
• Bagëti të trasha (lopë): 16
• Njëthundrakë (kuaj, mushka, gomarë): 9
• Koshere bletësh të djegura: 306

• Stalla të shkatërruara: 7
• Banesa të prekura: 40
• Persona të evakuuar: Rreth 300
• Të strehuar në konvikt: 43 (të tjerët janë sistemuar te të afërm ose në banesat e dyta) 

Fatkeqësisht, zjarret kanë shkaktuar edhe humbje njerëzore.

Një person ka humbur jetën si pasojë e flakëve, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar dëmtime nga asfiksia dhe janë trajtuar nga shërbimet shëndetësore.

Pavarësisht se flakët janë vendosur nën kontroll, autoritetet nuk e kanë ulur vigjilencën. Përtej punës për mbajtjen nën kontroll të situatës, po punohet paralelisht në:

Monitorimin e vazhdueshëm të terrenit për vatra të mundshme të fshehura
• Vlerësimin e saktë të dëmeve për raportim pranë institucioneve qendrore
• Hartimin e një plani rindërtimi dhe mbështetjeje për familjet e prekura
• Riorganizimin e kapaciteteve lokale për përballimin e emergjencave të ngjashme në të ardhmen 

Bashkia Gramsh ka falënderuar të gjitha strukturat që janë angazhuar në menaxhimin e kësaj situate ,zjarrfikësit, ushtrinë, forcat e rendit, vullnetarët dhe banorët e zonës që kanë ndihmuar në mënyrë aktive.

Ndërkohë, bëhet apel për bashkëpunim të mëtejshëm me qytetarët në ruajtjen e territorit dhe raportimin e çdo rreziku potencial në kohë.

Ky incident tragjik është një kujtesë e fortë për domosdoshmërinë e forcimit të mekanizmave të mbrojtjes civile dhe investimeve në parandalim, sidomos në kushtet e ndryshimeve klimatike që po sjellin valë zjarresh më të shpeshta dhe më agresive në vendin tonë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

San Siro i ri, detaje të reja: 52 metra i lartë dhe çati që ul zhurmën…

E ardhmja e futbollit të Milanit varet nga një...

Iu vendosi ultimatum, Fatmir Mediu nxjerr “zbuluar” Sali Berishën: Më tha shko në protestën e UÇK

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në...

Rekordi i çmendur i gjyqtarit Turpin: 101 penallti të akorduara në Ligue 1!

Clément Turpin, gjyqtari i ndeshjes midis PSG dhe Strasbourg,...