Zjarr masiv në kodrat e Shtërmenit, dhjetëra forca në terren neutralizojnë flakët pas disa orësh betejë

CËRRIK ,29 qershor 2026/Albania Expres News/-Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu këtë të hënë kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cerrikut, duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe duke vënë në alarm strukturat e emergjencave civile.

Për përballimin e situatës u angazhuan 21 punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse, të cilët punuan për disa orë rresht për të izoluar dhe shuar flakët. Në operacion u bashkuan edhe ekipet zjarrfikëse nga bashkitë fqinje të Elbasanit, Gramshit dhe Belshit, të cilat iu përgjigjën menjëherë kërkesës për ndihmë, duke forcuar operacionin në terren.

Falë bashkëpunimit të të gjitha forcave të angazhuara dhe punës intensive në kushte të vështira, zjarri u vu nën kontroll dhe më pas u shua plotësisht, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve drejt zonave të tjera.

Bashkia Cerrik falënderoi të gjitha ekipet që morën pjesë në operacion dhe njëkohësisht u bëri apel qytetarëve që, sapo të konstatojnë një vatër zjarri, ta njoftojnë menjëherë pranë strukturave përgjegjëse. Sipas autoriteteve, reagimi i shpejtë është vendimtar për mbrojtjen e jetës së njerëzve, pronës, tokave bujqësore dhe pasurive natyrore.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet pritet të kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar origjinën e tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Persona të armatosur sulmojnë një shkollë në Nigeri/ Merren peng disa nxënës, ishin duke zhvilluar provimet kur…

NIGERI ,29 qershor 2026/Albania Express News/-Persona të armatosur sulmuan...

Për një pasaportë të harruar, shtyhet fluturimi i Gjermanisë në prag të ndeshjes me Paraguajin

BOTËRORI 2026/Albania Express News/-Fluturimi i skuadërs gjermane për në...