Zjarr i madh në Peshkopi: Evakuohen banorët, nuk ka të lënduar

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Flakët shpërthyen fillimisht në katin e tretë të godinës dhe më pas u përhapën me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Zjarri krijoi panik mes qytetarëve, pasi godina ndodhet pranë ndërtesave të tjera, duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve. Fatmirësisht, falë ndërhyrjes në kohë, banorët u evakuuan dhe nuk ka të lënduar.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet se një shkëndijë elektrike mund të ketë qenë shkaktari kryesor i flakëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...