Zjarr i fuqishëm përfshin fshatin Ërmenj në Gramsh/ Banorët në alarm, kërkojnë ndihmë urgjente

Nga Fatmir Popja 

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme në fshatin Ërmenj, njësia administrative Lenie, në bashkinë Gramsh, është shfaqur një vatër e re zjarri, e cila po përhapet me shpejtësi në një zonë të mbuluar nga bimësi e dendur.

Banorët e zonës kanë kërkuar ndihmë urgjente, pasi flakët po i afrohen banesave dhe sipërfaqeve të pyllëzuara përreth.

Për momentin, mungesa e mjeteve zjarrfikëse në zonë dhe terreni i thyer po e vështirësojnë ndërhyrjen.

Autoritetet vendore janë njoftuar menjëherë dhe po bëhen thirrje për mobilizimin e strukturave të emergjencës, forcat zjarrfikëse dhe vullnetarët për të vënë nën kontroll situatën.

Banorët i bëjnë apel institucioneve për ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe dëmet që mund të shkaktojë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME