Zbulohen prapaskenat e kontratës së Brojës, sulmuesi shqiptar kaloi te Burnley me këste/ Klauzolë speciale në rast rënieje nga Premier League

Armando Broja ka qenë një nga goditjet e verës për Burnley-n, por detajet e reja nga marrëveshja me Chelsea-n zbulojnë prapaskena interesante të kontratës së tij.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare u transferua së bashku me mesfushorin Lesley Ugochukwu për një shumë të kombinuar prej 35 milionë paundësh. Por, sipas “The Sun”, Burnley nuk ka paguar të gjithë shumën menjëherë.

Chelsea ka pranuar që pagesat të bëhen me këste – një pjesë e vogël tani, një tjetër në janar dhe pjesa tjetër e shpërndarë gjatë viteve të kontratave të lojtarëve.

Megjithatë, klubi londinez ka futur një klauzolë të veçantë: nëse Burnley bie nga Premier League dhe vendos të shesë Brojën, atëherë duhet t’i paguajë Chelsea-t menjëherë të gjithë shumën e mbetur. Kjo do t’i siguronte “Blues” një rritje të shpejtë të të ardhurave dhe e mbron klubin nga humbjet e mundshme.

Broja ka firmosur me shpresën për të rigjetur formën e tij pas dëmtimeve dhe për të ndihmuar Burnley-n të qëndrojë në elitë. Megjithatë, kjo klauzolë do të thotë se çdo lëvizje e tij në të ardhmen mund të ketë ndikim të madh financiar për të dy klubet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...