Edon Zhegrova duket më afër se kurrë kalimit te Juventusi dhe këtë herë një rol të veçantë ka luajtur kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë i ka siguruar sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës pasaportën shqiptare, lajm që vetë Zhegrova e ndau në rrjetet sociale, duke e falënderuar dhe duke shkruar: “Krenar që jam shqiptar”.
Ky veprim i jep 25-vjeçarit mundësinë të transferohet pa pengesa te “Zonja e Vjetër”. Sipas rregullores së Serie A, lojtarët me pasaportë shqiptare nuk konsiderohen jashtë Bashkimit Europian, duke shmangur nevojën që Juventusi të lirojë një vend për futbollistë ekstra-BE.
Negociatat mes palëve pritet të rifillojnë menjëherë, ndërsa Zhegrova, që aktualisht luan te Lille në Francë, shihet gati për të nisur një aventurë të re në radhët e gjigantëve të futbollit europian. Ky do të ishte një hap i madh për karrierën e tij, si dhe një tjetër sukses personal për një futbollist shqiptar që kërkon të lërë gjurmë në skenën ndërkombëtare.